“Duhet ta bëjmë këtë hap”, Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

SHBA ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, duke lënë të kuptohet përmes një serie postimesh në rrjetin e tij social Truth Social dhe deklaratave publike se territori mund të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vijon të jetë i interesuar për Groenlandën.
“A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber.

“Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump.

Në postimin e tij Trump shkruan: Groenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën që SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se ai ka rëndësi strategjike për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.
Edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk përjashtonte përdorimin e forcës për ta marrë nën kontroll territorin, më pas ai sqaroi se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën ushtarake.
Presidenti amerikan e riktheu çështjen edhe gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, kur deklaroi se Groenlanda “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...