“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mijëra protestues dhe diaspora mbushin bulevardin, kërkojnë njëzëri dorëheqjen e Ramës në ditën e 63-të të protestës kombëtare

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarë, aktivistë dhe pjesëmarrës të ardhur nga diaspora u mblodhën pasditen e sotme në kryeqytet, në protestën e 63-të kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec, me kërkesat për largimin e qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Kërkesat, veç anulimit të projektit në Zvërnec, janë edhe politike, përfshirë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik.

Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit zgjedhor, si dhe shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, Paketës së Maleve, si dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura dhe trashëgiminë kulturore.

Aktivisti Arben Kola tha se “mërgata sot është e pranishme, kemi nga Gjermania, Italia, Franca, Belgjika, Zvicra. Nëse shqiptarët nuk zgjohen mërgata nuk do ta lërë vendin në dorën e tradhtarëve. Do t’ju tregojmë se mund të manipuloni një pjesë të shqiptarëve brenda atdheut, por jo ata jashtë. Shqiptarët do të binden se do ta rrëzojmë Ramën nga karrigia dhe do ta shpallim non grata së bashku me Bajram Begajn dhe Ferit Hoxhën”.

Një qytetar që jeton jashtë, tha se “kam 30 vjet që jetoj jashtë vendit, fëmijët kanë ardhur këtu dhe nuk kanë asnjë të ardhme”.

Një tjetër aktivist në fjalën e tij u ndal tek reforma territoriale duke theksuar se “përveç protestës në Tiranë, këto ditë janë mbajtur edhe protesta në qytete, sepse kërkojnë të shkrijnë një sërë bashkish të vogla. Sot ishim në Belsh për t’i mbështetur. Sot iu bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi për decentralizim dhe jo centralizim të mëtejshëm”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti Bajram Begaj, ka...

Territorialja’/ Rrogozhina kundër shkrirjes me Kavajën, banorët gati për të dërguar peticion! Thirrje Begajt që të mbrojë bashkinë

RROGOZHINË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarë të Rrogozhinës janë...