Denoncimi i turistëve italianë për dhunë në Tiranë, Policia: U konfliktuan me një grup të miturish, ngjarja nën hetim

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Disa të rinj italianë që kishin mbërritur në Tiranë për pushime raportohet se kanë rënë pre e dhunës fizike.

Rasti, sipas mediave italiane, ku të rinjtë kanë denoncuar ngjarjen duke publikuar edhe foto nga dhuna, thuhet se ka ndodhur disa ditë më parë në kryeqytetin shqiptar.
Për këtë ka rreguar edhe Policia, e cila shprehet se rasti është trajtuar menjëherë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Policia sqaron se turisti i dëmtuar nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar.
Pavarësisht mungesës së kallëzimit nga shtetasi italian, grupi hetimor ka vijuar veprimet hetimore, duke këqyrur pamjet filmike, nga të cilat ka rezultuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Në lidhje me një video të publikuar, ku shfaqet një shtetas italian i dëmtuar lehtë, sqarojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, më datë 29.07.2026, në zonën pas Pallatit të Kulturës, dhe është trajtuar menjëherë nga Policia për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Konkretisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë nga Salla Operative për një konflikt, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar shtetasin italian G. M., me dëmtime të lehta sipërfaqësore. Në vendngjarje ndodheshin edhe dy shokët e tij, të cilët e shoqëronin. Shtetasi italian ishte ndihmuar fillimisht nga punonjës të Policisë Bashkiake, të cilët ndodheshin në afërsi.
Më pas, shtetasi është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas deklarimeve të personelit mjekësor dhe këqyrjes së kartelës mjekësore, ai ka qenë i vetëdijshëm, jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta sipërfaqësore në gjymtyrë. Pas marrjes së ndihmës së parë, ai është larguar me dëshirën e tij, pa përfunduar ekzaminimet mjekësore dhe pa njoftuar stafin mjekësor për largimin e tij.
Gjithashtu ky shtetas nuk ka pranuar të bëjë kallzim në lidhjen me konfliktin dhe personat që e kishin dëmtuar.
Edhe dy shtetasit që e shoqëronin nuk kanë dhënë informacion lidhur me rrethanat e konfliktit.
Pavarësisht mungesës së kallëzimit nga shtetasi italian, grupi hetimor ka vijuar veprimet hetimore, duke këqyrur pamjet filmike, nga të cilat ka rezultuar se shtetasi italian ishte përfshirë në një konflikt me një grup të miturish në pjesën e pasme të Pallatit të Kulturës.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Begaj dekreton hyrjen në fuqi të marrëveshjes së huas prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Presidenti Bajram Begaj, ka...

Territorialja’/ Rrogozhina kundër shkrirjes me Kavajën, banorët gati për të dërguar peticion! Thirrje Begajt që të mbrojë bashkinë

RROGOZHINË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Qytetarë të Rrogozhinës janë...

Shpërthim i fuqishëm pranë një kafeneje në qendër të Moskës, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

MOSKË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Tre persona humbën jetën...