AF Elbasani zyrtarizon Moussa Wague, verdheblutë afrojnë ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe përfaqësueses së Senegalit, por në ndeshjen miqësore ndaj Bylisit mungoi për shkak se …

ELBASAN ,01 gusht 2026/Albania Express News/-AF Elbasani ka zyrtarizuar këtë javë një nga afrimet më të bujshme të kësaj vere, duke njoftuar firmën me mbrojtësin e djathtë senegalez, Moussa Wague, një futbollist me eksperiencë në disa prej kampionateve më të forta të Europës.

Sipas njoftimit të klubit verdheblu, Wague i bashkohet ekipit pas eksperiencës së tij të fundit në Superligën greke me Panserraikos. Mbrojtësi 26-vjeçar ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, ku spikat debutimi me FC Barcelona në La Liga dhe në UEFA Champions League, përpara se të transferohej në elitën e futbollit francez te OGC Nice.

Karriera e tij përfshin gjithashtu aventura me PAOK në Greqi, HNK Gorica në Kroaci dhe Anorthosis Famagusta në Qipro, duke grumbulluar eksperiencë në kampionate të ndryshme europiane.

Në nivel ndërkombëtar, Wague ka zhvilluar 21 ndeshje me përfaqësuesen e Senegalit, ndërsa është bërë i njohur edhe për golin e shënuar në FIFA World Cup 2018, duke hyrë në historinë e futbollit senegalez.

Me afrimin e Moussa Wague, AF Elbasani shton cilësinë dhe eksperiencën në repartin e mbrojtjes, ndërsa klubi synon të ndërtojë një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri të Abissnet Superiore. Transferimi i ish-futbollistit të Barcelonës konsiderohet një nga goditjet më të rëndësishme të merkatos verore në futbollin shqiptar.Moussa Wague pritej nga të gjithë të ishte në përbërje të formacionit verdheblu mbrëmjen e të shtunës në ndeshjen miqësore që AF Elbasani zhvilloi me Bylisin në stadiumin Elbasan Arena .Por Moussa Wague nuk ishte i pranishëm as në shkallët e stadiumit.Burime zyrtare bënë me dije se ai do ti bashkohet AF Elbasanit dhe stërvitje të hënën pasi është duke përfunduar plotësimit e dokumentacionit ligjor të nevojshëm dhe në ndeshjen e dytë miqësore përballë Pogradecit mbrëmjen e 6 gushtit 2026 ai do jetë që nga minuta e parë në fushë .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kriza e emigrantëve në Ceuta, Spanja kritikon BE-në për mungesë solidariteti: Po mbani qëndrim egoist

SPANJË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Spanja ka kritikuar disa...

Vapa po i kushton miliona Shqipërisë: 41.5 mln Euro për energji, goditet bujqësia dhe shtrenjtohen perimet

TIRANË ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Në muajt e parë...

“Kjo nuk asht nji punë që kalon lehtë”, Marjana Koçeku paralajmëron kryengritjen e Shkodrës: Nesër nisin protestat për konsullatën serbe

SHKODËR ,01 gusht 2026/Albania Express News/-Deputetja Marjana Koçeku paralajmëron...

Kroçiera “Seabourn Quest” mbërrin në Portin e Sarandës me 467 turistë

TIRANË, 01 gusht 2026 /Albania Express News/ -Shqipëria vijon...