Propozimi për Reformën Territoriale, banorët e Dimalit, Divjakës, Klosit dhe Përrenjasit protestojnë kundër bashkimit të bashkive: Nuk do ta lejojmë

TIRANË, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët në disa bashki të vendit kundërshtuan me protesta ndarjen e re territoriale, ku mazhoranca kërkon tkurrjen nga 61 në 46 bashki, ndërsa opozita kërkon zgjerimin në 100.

Pas Poliçanit, propozimet e PS u kundërshtuan dhe nga Divjaka, Dimali, Përrenjasi, Memaliaj dhe Klosi.
Banorët e Divjakës janë kundër bashkimit me Bashkinë e Lushnjës, me argumentin se dobëson përfaqësimin lokal.

Edhe në Përrenjas u kundërshtua harta e re territoriale, që parashikon bashkimin me Librazhdin.
Me këto thirrje protestuan edhe banorët e Bashkisë së Dimalit, që nuk duan të bashkohen me Beratin.
Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë ne radhë edhe një peticion kundër kësaj reforme.
Me argumentin se zbeh identitetin dhe rolin administrativ të qytetit, edhe qytetarët e Memaliajt protestuan të premten kundër projektit të ri politik.
Edhe Klosi kërkon të mbetet bashki më vete dhe jo të bashkohet me Matin.
Qytetarët në të gjitha bashkitë paralajmëruan përshkallëzim të protestës, nëse politika nuk tërhiqet nga harta e re territoriale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga kriza ekonomike te emigracioni, pse AfD po fiton terren në Gjermani dhe çfarë roli ka Elon Musk

GJERMANI ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Peizazhi politik në...

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e...

Aksident fatal në aksin Elbasan–Peqin, humb jetën një këmbësore

ELBASAN ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një aksident i...

Ngushtica e Hormuzit boshatiset, vetëm 12 anije kaluan gjatë fundjavës mes tensioneve të larta dhe ngërçit SHBA-Iran

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Trafiku detar përmes...