Nëse deputeti i Tiranës Erion Braçe sfidon vendimin e Ramës, PS hyn në provën më të vështirë politike

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës nuk do të jenë thjesht një garë mes Partisë Socialiste dhe opozitës. Ato mund të kthehen fillimisht në një betejë brenda vetë Partisë Socialiste.

Erion Braçe nuk e ka fshehur se dëshiron të jetë kandidati i PS-së për Tiranën. Është një ambicie legjitime politike. Por problemi lind nëse kjo ambicie përplaset me vullnetin e kryetarit të PS-së, Edi Rama, i cili, sipas sinjaleve politike, duket se preferon një emër tjetër.

Koha YouTube Channel
Historia e PS-së tregon se Edi Rama nuk ka toleruar kurrë sfida të hapura ndaj vendimeve të tij. Të gjithë ata që kanë provuar të krijojnë një pol alternativ brenda partisë, herët ose vonë janë larguar ose janë margjinalizuar politikisht. Ky është një fakt i njohur i mënyrës se si ka funksionuar PS gjatë viteve të fundit.

Nëse Erion Braçe vendos të këmbëngulë publikisht deri në fund për kandidaturën, ai nuk do të sfidojë vetëm një vendim për Bashkinë e Tiranës. Ai do të sfidojë modelin e drejtimit të Partisë Socialiste. Pikërisht këtu fillon problemi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Braçe ka një profil ndryshe nga shumica e drejtuesve socialistë. Ai është ndër të paktët që ka guxuar të kritikojë ministra, institucione, oligarkë dhe shpesh edhe vendimmarrjen e qeverisë së tij. Kjo i ka dhënë kredibilitet tek një pjesë e opinionit publik, por nuk do të thotë se ai ka një shumicë politike brenda strukturave të PS-së.

Nëse nuk zgjidhet kandidat dhe e pranon vendimin, çështja mbyllet brenda një dite. Por Braçe nuk pranon që kandidati për kryebashkiak të emërohet nga Kryeministri. Ndaj nëse Braçe mobilizon mbështetësit e tij ose krijon një klimë pakënaqësie në bazën socialiste, atëherë PS rrezikon të hyjë në zgjedhjet më të rëndësishme vendore me plagë të hapura.

Braçe kërkon që emri kandidat për kryebashkiak në Tiranë (dhe kudo) të zgjidhet nga anëtarsia socialiste e jo nga Rama.

Kjo është pikërisht ajo që pret opozita. Ajo e di se është shumë më e lehtë të fitosh kur kundërshtari hyn në garë i përçarë sesa kur hyn i bashkuar.

Megjithatë, ekziston edhe një pyetje që socialistët duhet t’ia bëjnë vetes: a është normale që një parti e madhe, pas më shumë se një dekade në pushtet, ta zgjidhë kandidatin vetëm mbi bazën e vullnetit të një njeriu? A nuk do të ishte më demokratike që kandidaturat për bashkitë më të rëndësishme të kalonin në një proces konsultimi real me strukturat dhe anëtarësinë?

Një parti fiton zgjedhje jo vetëm me disiplinë, por edhe me bindje. Kur mungon debati, rritet pakënaqësia. Kur mungon meritokracia, shtohen ambiciet e pakontrolluara. Dhe kur këto dy elemente bashkohen, çdo parti, sado e fortë të duket, fillon të prodhojë kriza nga brenda.

Në fund, sfida nuk është nëse Erion Braçe do të jetë apo jo kandidat. Sfida e vërtetë është nëse Partia Socialiste do të arrijë ta menaxhojë këtë proces pa krijuar një konflikt të brendshëm që mund t’i kushtojë politikisht në Tiranë.

Sepse historia politike shqiptare ka treguar një rregull të thjeshtë: zgjedhjet nuk i humbet gjithmonë nga forca e kundërshtarit. Shpesh i humbet nga gabimet dhe përçarjet e veta.

Dhe të mos harrohet se Erion Braçe nuk është kockë e lehtë për t’u gëlltitur, paçka se ka mish të paktë! Eshtë nga ata që të mbetet në fyt!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ti heqësh Shkodrës Velipojën dhe Thethin, do të thotë ti presësh këmbët dhe kokën!

Nga Musa Kurtulaj SHKODËR ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Projekti i...

Aksident i frikshëm me autobus në Algjeri, të paktën 25 të vdekur dhe 44 të plagosur

ALGJERI ,31 korrik 2026/Albania Express News/-Të paktën 25 persona...

Propozimet e PD për reformën territoriale: 100 bashki, 12 qarqe dhe 6 rajone

TIRANË ,31 korrik 2026/Albania Express News/- Partia Demokratike prezantoi...