TIRANË, 31 korrik 2026/Albania Express News/-Një grup protestuesish janë mbledhur sot para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, aty ku sot pritet të paraqitet ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku.
Protestuesit mbajnë pankarta në duar me mesazhe kundër qeverisë dhe Ballukut.
Ndërkohë policia u ka kërkuar që të largohen, por ata deklarojnë se nuk po shkelin asnjë ligj dhe janë në të drejtën e tyre për të protestuar.

