AF Elbasani godet në merkato, afron mbrojtësin senegalez Moussa Wagué që ka luajtur në Botërorin e 2028-s

ELBASAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani vijon përforcimet për sezonin e ri, duke zyrtarizuar afrimin e një emri me eksperiencë të madhe ndërkombëtare. Klubi verdheblu ka bërë pjesë të skuadrës mbrojtësin e djathtë senegalez Moussa Wagué, i cili vjen pas aventurës së fundit në Superligën greke me ekipin e Panserraikos.

Wagué sjell me vete një karrierë të pasur, ku spikat eksperienca në nivelet më të larta të futbollit europian. Mbrojtësi ka debutuar në La Liga dhe në UEFA Champions League me fanellën e FC Barcelona, ndërsa më pas ka vijuar karrierën në Francë me OGC Nice në Ligue 1.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti senegalez ka luajtur gjithashtu në elitën e futbollit grek me PAOK FC, në Kroaci me HNK Gorica, si dhe në Qipro me Anorthosis Famagusta FC.

Përvoja e Wagué nuk kufizohet vetëm në futbollin e klubeve. Mbrojtësi numëron 21 paraqitje me Kombëtaren e Senegalit, ndërsa ka shkruar emrin e tij në historinë e Kupës së Botës 2018, ku ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.

Me këtë afrim, AF Elbasani shton në organikë një futbollist me eksperiencë të rëndësishme europiane, i cili pritet të sjellë siguri dhe cilësi në krahun e djathtë të mbrojtjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dinamo City marshon në Europë, “Blutë” shkatërrojnë 3-0 Aluminijn dhe sigurojnë biletën për turin e tretë

ELBASAN ARENA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Dinamo City ka...

Afro dhjetë mijë bimë dekorative transformojnë një rrethrrotullim të kryeqytetit

TIRANË, 30 korrik 2026/Albania Express News/-Agjencia e Parqeve dhe...

Propozimi i socialistëve për Reformën Territoriale, banorët e Poliçanit e presin me protestë, Kryetari i PS atje jep dorëheqjen

POLIÇAN ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Qytetarët e Poliçanit e...