“Shqipëria, në udhëkryqin e fundit”/ Rama përpara socialistëve: Dera e BE-së nuk rri e hapur në pafundësi, kjo s’është beteja e PS për të mbetur në pushtet

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara socialistëve për rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria nuk është sot ende një vend në një rrugë të zakonshme që mund të ecë, mund të ndalojë, të ndërrojë qeverinë, të vazhdojë pastaj aty ku e la, sikur koha të mos kishte çmimin që ka sot.
Demokracitë e vjetra janë vende ku kjo mund të ndodhë, sepse ata e kanë të ngritur shtetin “dem baba dem”. E kanë administratën me shekuj të kolauduar, dhe kur ecin në rrugën e shtruar të shtetit të së drejtës ndërrojnë shoferin edhe 7 herë në 10 vite, si Britania për shembull, por nuk kthejnë shtetin nga rruga.

Shqipëria sot është në udhëkryqin e fundit që e lidh me rrugën për në shtëpinë e madhe të Europës. Për herë të parë dera e hapur e asaj shtëpie shihet me sy në kalendar. Ajo shtëpi nuk është një dritë që herë zhduket nga mjegulla, nëpër shtigjet e rrugës, është mu aty përpara, njësoj si dyert e kësaj godine, por nga ana tjetër dihet botërisht që ajo nuk është një derë e që rri e hapur në pafundësi.
Pikërisht tani përpara derës së hapur Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të vijë vërdallë rreth udhëkryqit të fundit. Le ta themi qartë, që të mos keqkuptohet nga askush, kjo nuk është beteja e PS për të mbetur në pushtet, por beteja e Shqipërisë për të qëndruar në vendin që i takon, në sofrën e BE”, tha Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...