Taulant Balla: Punimet në bulevardin e Kavajës në kulmin e sezonit turistik, dëm për ekonominë lokale

TIRANË, 29 korrik 2026/Albania Express News/ -Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla reagoi sot pas nisjes së punimeve në bulevardin kryesor të qytetit të Kavajës në kulmin e sezonit turistik, duke e cilësuar vendimin dëm për ekonominë lokale dhe bizneset.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Balla akuzoi kryetarin e bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, se pas tre vitesh pa investime të dukshme, ka zgjedhur pikërisht muajt e verës për të prishur sheshin qendror të Kavajës.

“Po si ka mundësi që mjafton të kesh vulën e bufit dhe janë të gjithë njëlloj. Pas tre vitesh, pa asnjë punë, sot, mu në kulm të sezonit, shkallmohet qendra e Kavajës”, shprehet Balla.

Sipas tij, po hiqen pllakat e gurit që i jepnin sheshit një pamje europiane mesdhetare për t’u zëvendësuar me asfalt, një ndërhyrje që, sipas Ballës, përbën një dëm ekonomik pasi shkatërron një investim të rëndësishëm publik.

Balla ngriti edhe shqetësimin për kohën e ndërhyrjes, duke theksuar se punimet po dëmtojnë aktivitetin ekonomik të bizneseve në qendër të qytetit në periudhën me fluksin më të madh të vizitorëve.

“Ne duhet t’i ftojmë turistët që vijnë në Golem të vizitojnë edhe qytetin e Kavajës dhe të konsumojnë në bizneset e qendrës. Në vend të kësaj, kryetari i bashkisë ka zgjedhur të shkallmojë bulevardin kryesor pikërisht në kulmin e sezonit turistik”, deklaroi Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ,takim me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani më e madhe në terren

TIRANË ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Ministri i Punëve të...

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

SHBA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Shtetet e Bashkuara kanë...

Plas lufta në FIFA, Infantino vendos me shpatulla pas muri Anglinë dhe UEFA-n, gati mbledhja urgjente për bojkot

BOTA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i FIFA-s, Gianni...