“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

SHBA ,30 korrik 2026/Albania Express News/-Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ushtarake ndaj Iranit, pasi presidenti Donald Trump deklaroi se Uashingtoni do të përgjigjej pas sulmit të ndërprerë iranian ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se sulmet nisën në orën 20:00 sipas kohës lindore amerikane dhe kanë në shënjestër objektiva ushtarake iraniane. “Sulmet janë një përgjigje e fuqishme ndaj përpjekjes së Iranit për të goditur forcat amerikane me bazë në Lindjen e Mesme“, thuhet në deklaratën e CENTCOM.
Pak para nisjes së sulmeve, Trump deklaroi nga Zyra Ovale se SHBA do ta godiste Iranin “shumë fort”. “Do t’i godasim shumë fort, sepse tani është radha jonë. Ata e dinë se çfarë po vjen“, u shpreh presidenti amerikan.

Të martën në mbrëmje, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit lëshoi disa raketa balistike drejt forcave amerikane në rajon. Ushtria e Jordanisë njoftoi se arriti të kapte pesë prej tyre, duke parandaluar goditjen e objektivave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...