“Do ta çojmë në SPAK”/ Akuza e Berishës ndaj Olsi Ramës: Klan i rrezikshëm, disponojmë dokumente që e implikojnë në afera bixhozi dhe licencimesh

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita disponon dokumente që, sipas tij, provojnë implikimin e rrethit familjar të kryeministrit Edi Rama, specifikisht vëllait të tij, Olsi Rama, në afera të lidhura me pastrimin e parave dhe licencimet.

“Besoj se me dokumente të pakundërshtueshme faktohet implikimi i rrethit të Edi Ramës, vëllait dhe shokëve të tij, në afera bixhozi, larjesh parash, licencimesh që nuk mund të ndodhin kurrë përveçse në familjen kryeministrore në Shqipëri. Nuk mund të lëshohen licencat… Unë e kam denoncuar me kohë atë, e kam quajtur kulla Kristaq Rama. Nuk ka asnjë përgënjeshtrim të vërtetë, real.
Dhe tani, urdhëroni mega-aferën e një mafie të rrezikshme me tentakula nga familja Rama në Miçigan tek venezuelasit, etj, etj. Sigurisht që dosja do të dorëzohet në ‘Skrap’ dhe pa dyshim do ketë fatin e Xibrakës ku Olsi Ramës u faktua si eksponent kryesor i grupit të Xibrakës, u faktua se po në këtë kontekst bëri mashtrim publik pasi deklaroi pas denoncimit të zotit Bardhi dhe denoncimeve të mia të dokumenteve të kompjuterit për kalimin e kufirit me makinën e grupit të drogës, deklaroi se e ka përdorur vetëm njëherë, në një kohë kur këtu janë dokumentet e përdorimit të saj shtatë herë. Dhe sipas të dhënave të tjera, është përdorur 15 herë nga Olsi Rama.

Por ky denoncim i sotëm është një kontribut i jashtëzakonshëm që shqiptarët të kuptojnë se me kë kanë të bëjnë, me çfarë klani të rrezikshëm, çfarë familje të rrezikshme kanë në krye të qeverisë”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u shpreh se opozita do të depozitojë në SPAK jo vetëm materialet e paraqitura publikisht, por edhe dokumente të tjera, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se ka mbajtur standard të dyfishtë kur bëhet fjalë për hetime që përfshijnë kryeministrin Edi Rama.
“Kam përshtypjen se përgjigjen e dha dhe vetë zoti Berisha, siç ka ndodhur në rastin e Xibrakës, siç ka ndodhur në rastin e inceneratorëve, siç ka ndodhur në rastin e 5D, sterilizimit, check-up-it e të gjithë mega-aferave deri më sot.
Kur flitet për Edi Ramën, SPAK-u bën veshët e shurdhër, sytë nuk i shohin dhe nuk arrin të perceptojë apo të kuptojë dhe shpjegojë qoftë edhe veprat penale më të thjeshta që ne mundemi t’i gjejmë thjeshtësisht online apo në QKB.
Ne do të bëjmë detyrën tonë siç kemi bërë në të gjitha aferat që ka denoncuar sot Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë nuk di t’ju them se sa do të mund ta mbrojë edhe këtë radhë Prokuroria e Posaçme Edi Ramën, se po flitet për Edi Ramën.
Por ne si Parti Demokratike, me direktivë të drejtpërdrejtë edhe të kryetarit të partisë, do të depozitojmë jo vetëm këto materiale që unë bëra publike sot, por dhe materiale të tjera që lidhin edhe shtetasit e përfshirë në rastin e Xibrakës, edhe shtetasit e përfshirë në biznesin e call center-ave, dhe që janë lidhje të tërthorta me Olsi Ramën, do t’i depozitojmë të gjitha pranë Prokurorisë së Posaçme.
Pastaj shqiptarët të bëjnë vetë analizën dhe bilancin e punës së SPAK-ut dhe të opozitës. Opozita këtë ka: denoncimin, fjalën dhe aktin. Punën pastaj do të duhet ta vlerësojnë qytetarët shqiptarë”, tha Këlliçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Para se të dërgonte Shqipërinë në Europian, Sylvinho mësoi nga Mancini, historia që pak e dinë

ITALI  ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Rikthimi i Roberto Mancinit...

Ministri i financave Petrit Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, synojmë 4% në fund të vitit

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Ekonomia shqiptare vijon të...

Rumania merr drejtimin e SEECP, RCC: Koha për më pak deklarata dhe më shumë rezultate në Ballkan

BUKURESHT ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Kryesia rumune e Procesit...

Direktivat e reja të UEFA-s, si do të funksionojë VAR-i pas polemikave në Kupën e Botës

BOTA ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Pas një sërë vendimesh...