Dosja “Partizani”/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Argita dhe Jamarbër Malltezit

TIRANË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar ankimin e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e masës së sekuestros mbi 25 pasuri të vendosura nën kontroll nga drejtësia.

Vendimi i shkallës së dytë lë në fuqi atë të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme, ndërsa edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur më parë për këtë çështje, duke mos ndryshuar masën e sekuestrimit.
Pasuritë u sekuestruan në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për dosjen “Partizani”, ku Malltezi dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë marrë të pandehur.

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, pasuritë e sekuestruara kanë një vlerë rreth 5.4 milionë euro. Ndërkohë, sipas raportimeve, vetëm në emër të Jamarbër Malltezit rezultojnë të deklaruara rreth 35 pasuri në Shqipëri, me vlerë që arrin në dhjetëra miliona euro.
Hetimet e SPAK kanë evidentuar gjithashtu pasuri jashtë vendit, për të cilat prokuroria ka verifikuar pagesa bankare. Bëhet fjalë për apartamente në disa qytete evropiane, mes tyre Mynih, Bruksel, Roterdam dhe Budapest.
Sipas të dhënave të bëra publike, vetëm pagesat e dokumentuara për këto prona arrijnë në:
-rreth 450 mijë euro për një apartament në Mynih;
-rreth 395 mijë euro për një apartament në Bruksel;
-rreth 360 mijë euro për një apartament në Roterdam;
-rreth 155 mijë euro për një apartament në Budapest;
Këto vlera janë bazuar në transfertat bankare të evidentuara nga SPAK gjatë hetimit, ndërsa vijimi i hetimeve pritet të përcaktojë nëse ka pasuri të tjera të padeklaruara.
Dosja “Partizani” lidhet me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa çështja vijon të jetë në proces gjyqësor.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...