Macron: Zjarret pranë Bordeaux, më të ashprat që ka përjetuar Franca që nga Lufta e Dytë Botërore

FRANCË ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se zjarret që kanë përfshirë zonën pranë qytetit të Bordeaux janë më të ashprat që vendi ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjatë një vizite në rajonin e Girondës, Macron tha se autoritetet po përballen me një situatë të paprecedentë. “Duhet ta kuptojmë se po përballemi me një zjarr të paprecedentë. Situata me të cilën po përballemi është më e rënda që kemi regjistruar ndonjëherë”, u shpreh presidenti francez.
Ai bëri të ditur se të gjitha burimet e disponueshme janë angazhuar për përballimin e emergjencës, ndërsa mbi 1,500 ushtarakë po mbështesin zjarrfikësit në terren.

Macron shtoi se autoritetet kanë hapur dhe përforcuar vijat mbrojtëse kundër zjarrit për të frenuar përhapjen e flakëve. Ndërkohë, ai konfirmoi se zjarri në rajonin e Landes është vënë nën kontroll.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...

Berisha për masën ndaj Hysenit: “Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës”

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Kryetari i Partisë...