Aksident me katër automjete në Bradashesh, dëme të konsiderueshme materiale, dyshohet për të plagosur

ELBASAN ,28 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte, rreth orës 09:40, në aksin e rrugës kombëtare pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë katër automjete, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale si pasojë e përplasjes.

Rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti ende nuk janë të qarta, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet  për persona të lënduar, ndërsa në zonë u krijuan për pak minuta vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME