Të tjera sirena nga Serie A për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares kthehet në objektivin kryesor të klubit të njohur italian

ITALI ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Lazio po punon për të afruar në Serie A sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Brojën.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi bardhekaltër e ka vendosur 23-vjeçarin në krye të listës së përforcimeve për repartin ofensiv.
Raportohet se Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e Brojës në formë huazimi, pa detyrim blerjeje, çka e bën operacionin financiarisht të favorshëm për Lazion.

Broja iu bashkua Burnley-t verën e kaluar, por pas rënies së klubit nga Premier League në Championship, e ardhmja e tij mbetet e hapur, ndërsa Lazio po përpiqet ta transferojë në kampionatin italian.
Sulmuesi i Kombëtares gjithashtu prej kohësh ndiqet edhe nga Cagliari, që gjithashtu militon në Serie A.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...