Deputetët largohen të pashqetësuar/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, debat mes tyre për vijimin e tubimit. Nisen drejt Komisariatit nr.1

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Pas tensioneve të shënuara gjatë protestës së zhvilluar para Parlamentit, protestuesit janë zhvendosur në Sheshin Skënderbej, ku vijojnë grumbullimin dhe organizimin e tyre.

Pjesëmarrësit në protestë janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, ku po diskutojnë për vijimin e protestës, teksa nuk kanë munguar debatet. Një pjesë bëjnë thirrje të shkojnë në komisariatin numër 1, ku mbahen të shoqëruarit e sotëm, të tjerë thonë të kthehen në orën 19:00 për protestën si zakonisht.
Në fund një pjesë e protestuesve janë nisur drejt komisariatit numër 1 për të kërkuar lirimin e 5 të shoqëruarve.

Protesta e sotme nisi para godinës së Kuvendit, ku situata u tensionua mes protestuesve dhe forcave të policisë. Disa protestues tentuan të afrohen drejt Parlamentit, por u ndaluan nga kordoni policor i vendosur në zonë.
Gjatë përplasjeve u hodhën vezë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia përdori në disa momente spraj me lëndë irrituese. Duhet thënë se deputetët sot hynë në dhe dolën të pashqetësuar nga Parlamenti.
Gjatë zhvillimeve të protestës u shoqërua edhe organizatori Arben Kola, së bashku me 4 protestues të tjerë. Ndërkohë, në Sheshin Skënderbej vijon grumbullimi i qytetarëve, ndërsa pritet të shihet nëse rikthimi i tyre pranë Parlamentit do të shoqërohet me përshkallëzim të situatës gjatë nisjes së seancës plenare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga finalja e Kupës së Botës në pension, fundi i karrierës për Slavko Vinçiç

BOTA ,27 korrik 2026 /Albania Express News/-Një javë pasi...

Piluri kujton mbi gjashtë dekada histori të grupit legjendar të polifonisë

Nga Edlira Ruzi TIRANË, 27 korrik 2026/Albania Express News/-Në fundjavë...