Zjarret dhe emergjencat/ “Kam propozuar pagë shpërblim menjëherë për zjarrfikësit në front”, Rama: Në fund të vitit shtetit tonë do t’i vinë 3 avionë

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama, përpara zjarrfikësve dhe trupave të Emergjencave Civile, u shpreh se në fund të vitit vendit tonë do t’i shtohen 3 avionë për shuarjen e zjarreve dhe në rastet e emergjencave.

“Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë të cilët do të vijojnë në fund të vitit dhe do të jenë në pronësi të shtetit tonë, por kemi një proces të dakordësuar që në një moment nevoje të veçantë kemi në dispozicion edhe avionë që vijnë nga ajo bazë ku po përgatiten dhe do të bëhen gati avionët e ri”, tha Rama.
Ai tha se ka propozuar që për të gjithë zjarrfikësit që do të jenë në front me flakët, të kenë një pagë shpërblim menjëherë, dhe këtë thotë se duhet ta aplikojnë edhe bashkitë.

“Ne do vazhdojmë të investojmë për kushte më të mira dhe dorëzim bashkëpunimi me partnerë dhe sigurisht edhe për pagën tuaj. Këtë herë kam propozuar që të gjitha forcat që i përkasin ministrisë Mbrojtjes dhe do përfshihen në këtë proces të shpërblehen menjëherë me një pagë ekstra dhe i bëj thirrje bashkive të bëjnë të njëjtën gjë për trupat e tyre dhe ta bëjnë menjëherë pa pritur që të mbarojë gjithë beteja”, u shpreh Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...