Sot seanca e fundit plenare, qytetarët rrethojnë Kuvendin: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Seanca e fundit e Kuvendit pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur për këtë të hënë, përpara godinës së Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ Goditje për Maranin, Pajaziti largohet nga grumbullimi, ftohet zyrtarisht Qefalia

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Një tjetër ndryshim...

Spartak Ngjela: Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që të punojnë për zhvillimin kombëtar

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-“Shqipëria sot nuk...

Kur SPAK sheh dosjet dhe qytetarët shohin makinat milionëshe: Shqipëria e luksit të pashpjeguar, kush po heton burimin e pasurisë?

Nga Vladimir Muçaj TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria...