Karrotreci me një automjet të ngarkuar përfshihet në aksident në aksin Librazhd–Elbasan, shmanget për pak një ngjarje më e rëndë

ELBASAN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin kombëtar Librazhd–Elbasan, ku një karrotrec që transportonte një automjet është përfshirë në një incident, duke rrezikuar përkohësisht qarkullimin në këtë segment rrugor. Nuk ka ende konfirmim zyrtar për dinamikën e ngjarjes. 

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një automjet që dyshohet se kishte pësuar më herët një defekt të rëndë gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor. Gjatë transportimit të mjetit, karrotreci është përfshirë në një aksident, duke krijuar rrezik për drejtuesit e tjerë të mjeteve që qarkullonin në zonë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar apo incidente të tjera, ndërsa dëmet paraprake duket se janë vetëm materiale. Lëvizja e automjeteve në këtë segment është zhvilluar me kujdes deri në normalizimin e situatës.

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Pritet që grupi hetimor të kryejë veprimet përkatëse për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Velipoja mbushet me pushues, plazhi në kulmin e sezonit veror

VELIPOJË, 26 korrik 2026/Albania Express News/-  Plazhi i Velipojës,...

Zjarret masive përfshijnë Francën dhe Spanjën, mbi 320 mijë persona evakuohen nga shtëpitë

FRANCË /SPANJË , 26 korrik 2026/Albania Express News/-Franca dhe...

Më shumë të ardhura se shpenzime, sufiçiti 563 mln euro! Raporti janar-qershor, institucionet lënë pa shpenzuar 102 mln €

NGA ELIZA GJEDIKU TIRANË ,26 korrik 2026/-Albania Express News/- Më...

Zjarri në Pyllin e Sodës përhapet me shpejtësi, banorët dhe pushuesit ndihmojnë zjarrfikësit në shuarjen e flakëve

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...