Peqin Aksident me tri automjete në aksin Peqin–Elbasan, dy persona lëndohen lehtë; i treti në pak ditë në zonën e Gjocajt

PEQIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:10 të mëngjesit të kësaj të diele në aksin kombëtar Peqin–Elbasan, në afërsi të fshatit Gjocaj, duke shkaktuar dëme materiale dhe lëndime të lehta, por fatmirësisht pa pasoja fatale.

Sipas burimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë tri automjete, dy prej të cilave kanë pësuar dëmtime të pjesshme. Përplasja ka ndodhur në një nga rrugët hyrëse që lidhen me aksin e rrugës kombëtare, në zonën rurale pranë qytetit të Peqinit.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime fare të lehta dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tyre nuk paraqitet shqetësuese.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur normalizimin në kohë rekord të qarkullimit të automjeteve, pavarësisht fluksit të lartë të mjeteve në këtë aks rrugor.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në përplasjen e tre automjeteve.

Ky është aksidenti i tretë që regjistrohet në pak ditë në këtë segment pranë Gjocajt, duke rikthyer në vëmendje nevojën për rritjen e masave të sigurisë rrugore dhe kujdesin maksimal nga drejtuesit e mjeteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident zinxhir në aksin e rrugës kombëtare Fier-Levan, përplasen tre automjete

FIER ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...

Sulmi në Marshimin e Krenarisë në Berlin, një i vdekur dhe 16 të plagosur. Policia në kërkim të autorit, si ndodhi ngjarja

GJERMANI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një operacion i gjerë...

Hap i ri në luftën kundër kancerit të pankreasit: Pilula e re rrit jetëgjatësinë e pacientëve

TIRANË, 26 korrik 2026 /Albania Express News/- Një pilulë...