Boksieri shqiptar Kristian Prenga ,dominim spektakolar në raundin e parë të përballjes me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony,bota e boksit në shok, Joshua katër herë në tapet

BOTA ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Mbrëmja historike e Xhedahut ka nisur me një skenar që pakkush do ta kishte imagjinuar.

Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka dominuar në mënyrë spektakolare raundin e parë të përballjes me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, duke e rrëzuar plot katër herë në tapet.
Që në sekondat e para, Prenga u shfaq agresiv dhe i vendosur, duke goditur me kombinime të fuqishme që tronditën britanikun. Joshua u detyrua të prekë dyshemenë katër herë gjatë raundit të parë, ndërsa arena mbeti e shtangur nga ajo që po ndodhte.

Boksieri shqiptar dominoi plotësisht ritmin e sfidës, duke i imponuar kundërshtarit fuqinë dhe presionin e tij. Joshua, një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, u gjend në vështirësi serioze përballë sulmeve të pandalshme të Prengës.
Raundi i parë ka hyrë menjëherë në histori si një nga fillimet më të pabesueshme të një dueli të këtij niveli, ndërsa mbarë bota e boksit po ndjek me habi zhvillimet e këtij superdueli.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Makina përplas turmën gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, raportohet për të plagosur

BERLIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një automjet ka përplasur...

Trump me urdhër të ri për ushtrinë amerikane: Mos kryeni sulme të reja ndaj Iranit

SHBA ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë...

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...