Berisha: Rama po vepron njëanshmërisht për reformën territoriale

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albnia Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territoriale, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë për këtë çështje.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se opozita e mbajti të bllokuar për disa orë seancën parlamentare, duke e përqendruar debatin te reforma territoriale dhe kërkesat e protestuesve.

Sipas Berishës, Partia Demokratike mori pjesë në komisionin për reformën territoriale për të mbrojtur interesat e qytetarëve, duke paraqitur një projekt alternativ që parashikonte rritjen e numrit të bashkive dhe krijimin e njësive të reja vendore në përputhje me ndryshimet demografike.

Berisha pretendoi se kryeministri Rama u tërhoq nga procesi i konsultimit dhe miratoi në mënyrë të njëanshme raportin për reformën territoriale, duke e cilësuar këtë veprim si të kundërligjshëm.

Kreu i PD-së u bëri thirrje qytetarëve që të mos e lënë reformën territoriale “në duart e Edi Ramës”, por të bashkohen në protestat e opozitës.

“Ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës, por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

KF Gramshi nis projektin e ri, zyrtarizon Julian Malon në drejtimin sportiv dhe Fadil Metën si përforcim në fushë

GRAMSH ,25 korrik 2036/Albania Express News/-KF Gramshi ka nisur...

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...