Jo vetëm Braçe, Edi Rama kritikoi ashpër edhe ministrat Andis Salla dhe Besfort Lamallari në mbledhjen e Grupit të PS-së

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Detaje të reja kanë dalë nga debatet e ashpra që raportohet se janë regjistruar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, e zhvilluar këtë të premte, mes kryeministrit Edi Rama, deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministrave.

Mësohet se, pas përplasjes së fortë me tone të larta me kryeministrin Edi Rama, deputeti Erion Braçe ka vendosur të largohet nga mbledhja. Edhe pse kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndërhyrë për të ulur tensionet, Braçe është larguar nga mbledhja në mënyrë demonstrative.

Po ashtu, kritika ka pasur edhe për ministrat. Mësohet se kryeministri Rama ka kritikuar ashpër ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, për mënyrën e përballimit të protestave, raporton VNA.

“Qepe gojën, mos fol! Ik p*rdhu”, plas keq mes Ramës dhe Braçes në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri-deputetëve: Do ta bëj ndonjërin shembull

Ndërsa edhe ministri i Bujqësisë, Andis Salla, nuk ka mbetur pa u kritikuar. Bëhet fjalë për rastin e përmendur edhe në fjalimin e tij publik, ku një kërkesë e një qytetari për një investim ishte lënë për tre vite pa përgjigje.

Rama i është rikthyer gjithashtu vërejtjeve të përsëritura ndaj “luftës së bërrylave” në gjirin e PS-së, duke deklaruar se: “Të gjithë duhet ta kuptojnë se sulmet mes njëri-tjetrit nuk bëjnë gjë tjetër veçse ulin aksionet e ndërmarrjes sonë të përbashkët dhe, rrjedhimisht, edhe aksionet e secilit prej jush.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çfarë po “gatuhet” në Kinë? Alfred Cako: Një elitë e fshehtë kontrollon politikën botërore, synimi është dobësimi i Evropës

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Konspiracionisti Alfred Cako...

Nuk u kthye në burgun e Rrogozhinës pas lejes së veçantë, Aurel (Artir) Hoxhës i kishin mbetur edhe 18 muaj dënim

RROGOZHINë , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Një rast i...

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

TIRANË , 18 nëntor 2026/Albania Express News/-Tensionet shoqëruan edhe...

Elisa Spiropali rikthehet në Kuvend pas përjashtimit nga forumet e PS-së, ulet mes deputetëve socialistë

Ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti gjatë seancës plenare, zhvilloi një...