Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala: Reforma do të fokusohet te spitalet, digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale

TIRANË ,25 korrik 2026/Albania Express News/-Ministrja e Shëndetësisë, Prof. Evis Sala, ka ndarë vizionin e tij për transformimin e sistemit shëndetësor shqiptar në një intervistë për një media gjermane, ku theksoi se ndryshimet e qëndrueshme nuk mund të realizohen menjëherë, por kërkojnë fokus, prioritete të qarta dhe zbatim të kujdesshëm të reformave.

Sipas ministres, përvoja e fituar gjatë 29 viteve të punës jashtë Shqipërisë, në vende të ndryshme të Europës dhe në Shtetet e Bashkuara, ku ka kontribuar në zbatimin e reformave dhe teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, i ka dhënë një këndvështrim të ri për mënyrën se si duhet të funksionojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Sala rrëfeu se, në momentin kur mori detyrën, mendoi se mund të transformonte të gjithë sistemin brenda një viti, por shumë shpejt kuptoi se një qasje e tillë do të ishte e destinuar të dështonte.

“Nuk mund të ndryshosh gjithçka njëherësh. Duhet të analizosh me kujdes, të përcaktosh prioritetet dhe të përqendrohesh në dy ose tre objektiva kryesorë, duke i çuar deri në fund”, u shpreh ai.

Ministrja theksoi se, krahas reformave të mëdha, do të ketë edhe ndërhyrje më të vogla, të cilat mund të kërkojnë pak energji, por që kanë ndikim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Një pjesë e rëndësishme e intervistës iu kushtua prioriteteve të sistemit shëndetësor. Sala vlerësoi se kujdesi parësor në Shqipëri është i organizuar në një nivel të mirë, duke e krahasuar atë me sistemin e mjekut të familjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe madje duke e konsideruar në disa aspekte edhe më të avancuar. Sipas tij, ky sektor është tashmë i digjitalizuar dhe do të vazhdojë të përmirësohet, por nuk përbën sfidën kryesore të reformës.

Fokusi kryesor, sipas ministres ,do të jetë transformimi i kujdesit spitalor.

Ajo theksoi se spitalet kanë nevojë për një nivel më të lartë digjitalizimi, integrimin e inteligjencës artificiale në proceset klinike dhe administrative, si dhe ndërtimin e një sistemi të unifikuar që lidh të gjitha strukturat shëndetësore.

“Duhet të ndërtojmë një sistem të integruar, sepse aktualisht funksionojmë në struktura të fragmentuara, në ‘ishuj’ të ndarë mes tyre. Këto ndarje ekzistojnë jo vetëm në praktikën mjekësore, por edhe në mënyrën se si merren vendimet”, deklaroi Sala.

Në intervistë, ministrja u ndal edhe te sfidat e vendimmarrjes në politikë, duke theksuar se një nga gjërat më të vështira është të mësosh të thuash “jo” për kërkesat që nuk mund të realizohen.

Sipas saj ,është më e ndershme të refuzosh një premtim sesa të japësh garanci që nuk mund të mbahen.

“Nëse u thua ‘po’ shumë gjërave dhe nuk i realizon ato, kjo është më keq sesa të thuash ‘jo’”, u shpreh ajo.

Prof. Evis Sala nënvizoi se Shqipëria, për shkak të përmasave të saj, ka mundësinë të zbatojë reforma me ndikim kombëtar në një kohë relativisht të shkurtër, për sa kohë që përzgjidhen prioritetet e duhura dhe punohet me përqendrim deri në realizimin e tyre.

Në përfundim të intervistës, ministrja ritheksoi se vizioni i saj nuk bazohet te premtimet e shumta, por te reformat konkrete që krijojnë një sistem shëndetësor modern, të integruar dhe të mbështetur në teknologji, me synimin për të ofruar shërbime më cilësore dhe më efikase për çdo qytetar shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident me autobus në Stamboll, të paktën 30 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

STAMBOLL ,25 korrik 2036/Albania Express News/-Të paktën 30 persona,...

Mesfushori Xhavit Bahja në provë te Sopoti: “Po jap maksimumin, vendimi u takon trajnerit dhe klubit”

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,25 korrik 2025/Albania Express News/-Mesfushori 19-vjeçar...