Elbasani më pranë Auto Moto Park-ut, vijon puna në terren

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, pa nga afër vijimin e punimeve për ndërtimin e Auto Moto Park, një projekt madhor që pritet të transformojë infrastrukturën automobilistike në vend dhe të sjellë një zhvillim të rëndësishëm ekonomik për qytetin.

Aktualisht, kanë nisur punimet për nivelimin e sheshit dhe ndërtimin e Qendrës Multifunksionale të Automotorizimit, e cila do të ofrojë mbi 245,000 shërbime çdo vit për 105,000 drejtues mjetesh në qark.

Paralelisht, Bashkia Elbasan po investon në përmirësimin e rrugës “Gjergj Arianiti”, ku po ndërtohen trotuare, ndriçim modern, korsi biçikletash dhe një panoramë e veçantë përgjatë lumit Shkumbin.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se “Auto Moto Park do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, si shërbime moderne dhe lehtësim në qarkullim, por njëkohësisht është një investim i së ardhmes që do të kthejë Elbasanin në qendër të automobilizmit dhe turizmit në Shqipëri.” 

Ky është vetëm fillimi i një vizioni që synon ta kthejë Elbasanin në qendër të automobilizmit dhe turizmit modern në Shqipëri.

Auto Moto Park Elbasan është konceptuar si një qendër kombëtare për shërbimet e automotorizimit dhe sportin automobilistik. Investimi synon të gjenerojë impakt të madh ekonomik për qytetin, duke krijuar vende të reja pune, tërhequr turistë dhe forcuar profilin e Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis aplikimi për në universitete, Maturantët të verifikojnë me kujdes zgjedhjet

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga sot,...

Ivan Gvozdenoviç përballë dy misioneve te AF Elbasani: Harmonia e grupit dhe përforcimet cilësore, çelësi i një sezoni ambicioz

ELBASAN ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi nga Conference League...

Miratohet me 74 vota pro marrëveshja e huasë me SHBA-në, opozita bojkotoi seancën

TIRANË, 27 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi i...