“5 avionë nuk ulën dot në Rinas”, ministri Karakaçi bën bilancin e dëmeve nga moti i keq: 52 fidera janë jashtë pune

TIRANË , 23 nëntor 2026/Albania Express News/-Reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë natës kanë shkaktuar problematika në disa bashki të vendit.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, në një përditësim të situatës në të gjithë territorin bën me dije se në 14 akse rrugore ka rënie gurësh dhe inertesh, ndërsa 52 fidera janë jashtë pune.

Si pasojë janë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike në fshatrat e Matit, Mirditës, Lushnjës dhe Bajram Currit. Ndërkaq në aeroportin e Rinasit janë regjistruar vështirësi me uljen e avionëve.

RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ

Moti i keq ka përfshirë territorin e vendit gjatë orëve të fundit. Për pasojë janë raportuar problematika në disa zona. Grupet e punës nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale. Akset rrugore ku raportohen rënie gurësh dhe inertesh janë:

– Bogë–Theth

– B.Curri–Valbonë

– Ura e Bujanit–Qafë Morinë

– Sopot–Kërnajë

– Qafë Mejdan–Tropojë–Bucaj

– B.Curri–Fierzë

– Sopot–Kam

– Dushaj–Lekbibaj

– Kukës–Bushtricë

– Krumë–Qafë Prush

– Kryqëzimi Plepa–Kam Tropojë

– Kukës–Shishtavec

– Rrëshen–Shpal–Qafë Bene

– Qafë Thore – Reshje shiu të përziera me dëborë; rruga është mbajtur e pastër.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE

* Aktualisht janë 52 fidera jashtë pune, kryesisht në zonat rurale të Matit, Mirditës, Lushnjës, Bajram Curri.

* Ndërhyrjet në këto zona paraqesin vështirësi për shkak të distancave të mëdha të rrjetit elektrik, si dhe terrenit të vështirë.

* Të gjitha linjat 35 kV, nënstacionet, si dhe fiderat e tjerë dalës 20/10/6 kV, që furnizojnë me energji elektrike hidrovorët janë në punë.

LINJAT E TRANSMETIMIT

* Sistemi i transmetimit është në operim normal.

* Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV, si dhe nënstacionet në funksion.

KASKADA E DRINIT

* Prurjet natyrore në kaskadë janë:

– HEC Fierzë 250 m³/s

– HEC Koman 800 m³/s

– HEC Vau i Dejës 50 m³/s

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM

* Situata në të gjitha shoqëritë paraqitet normale, pa problematika të raportuara.

* Përjashtim përbën zona e Shkozetit, ku është evidentuar një bllokim i rrugës, situatë e cila është menaxhuar nga strukturat përgjegjëse.

PORTI

* Në Portin e Durrësit, tragetet mbërritën në orar dhe përpunimi i konteinerëve vijon normalisht.

* Reshjet e shiut kanë ndërprerë përkohësisht shkarkimin e një pjese të mallrave.

AEROPORTI NËNË TEREZA

* Janë krijuar vështirësi në trafikun për ulje në Aerodromin e Tiranës.

* Pesë avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve alternative, pasi nuk kanë mundur të kryejnë uljen në Tiranë.

* Ngritjet nga ky aerodrom vijojnë normalisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME