Restaurimi i ujësjellësit historik të Vranishtit – Rama: Po ruajmë një vepër të vyer të trashëgimisë

HIMARË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet restauruese në ujësjellësin historik të Vranishtit, që gjendet në bashkinë e Himarës.

“Me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Ujësjellësi historik i Vranishtit po i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese me qëllim ruajtjen e vlerave historike dhe arkitekturore të kësaj vepre.

Punimet kanë përfshirë pastrimin dhe konsolidimin e muraturës historike, restaurimin e elementëve të dëmtuar, fugatimin me materiale tradicionale, hidroizolimin e kanalit, rehabilitimin e harqeve dhe parapeteve, si dhe ndërhyrje të tjera për garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të monumentit.

Çdo fazë e restaurimit është realizuar nën mbikëqyrje teknike dhe në përputhje me standardet e restaurimit të trashëgimisë kulturore, duke synuar ruajtjen e autenticitetit dhe vlerave historike të kësaj vepre të rrallë inxhinierike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Rama po vepron njëanshmërisht për reformën territoriale

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albnia Express News/-Kryetari i Partisë...

FUTBOLL – Jurgen Klopp trajneri i ri i kombëtares gjermane

BERLIN, 25 korrik 2026 /Albania Express News-DPA/ – Jurgen...