Mazhoranca kaloi rendin e ditës, opozita braktis seancën! Luçiano Boçi dhe deputeti demokrat sfidojnë vendimin e PD-së, qëndrojnë në sallë

TIRANË ,23 korrik 2026/Albania Express News/-Prej më shumë se 5 orësh debate në Kuvend, mazhoranca socialiste ka kaluar në votim projektligjet e ditës, deputetët e opozitës kanë vendosur që të largohen nga salla e seancës.

Teksa mbajtën më shumë se 2 orë të bllokuar foltoren, deputetët opozitarë me në krye Sali Berishën dhe Gazment Bardhin, vendosën që të largohen nga Kuvendit.

Të vetmit që qëndruan në sallë, ishin dy deputetët Luan Baçi dhe Luçiano Boçi, duke dalë kundër vendimit të marrë nga Grupi Parlamentar.

Duket se një javë pasi u largua nga nënkryetari i Partisë Demokratike, qëndrimi i Boçit në sallë shihet si akt rebelimi ndaj lidershipit të PD-së.

Po ashtu edhe ligjvënësi Baçi, ka qëndruar me Boçin, teksa më parë mori pjesë edhe në votimin e rendit të ditës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Masat për kreun e SHISH, Kryeministri Rama paralajmëron nga Nju Jorku: Shkarkim i menjëhershëm nga detyra për Vlora Hysenin

TIRANË ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

E rëndë në Gjermani/ Shqiptari dhe greku në kërkim për vrasjen e 15-vjeçarit, sherri nisi për 200 euro

GJERMANI ,22 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e...

Gazetarja denoncon ndërhyrjen e policisë në Shkozet, UGSH Durrës kërkon hetim dhe transparencë

DURRËS, 22 shtator 2026 /Albania Express News/ – Unioni...

Dosja e AKSHI-t, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ergys Agasin

TIRANË, 22 shtator /Albania Express News/- Gjykata e Posaçme...