Elektricisti nga Elbasani humbi jetën gjatë riparimit të rrjetit në Himarë, reagon Vangjel Tavo: “Humbje e rëndë për të gjithë”

HIMARË /ELBASAN ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën elektricisti Bashkim Koçi, 55 vjeç, gjatë punimeve për riparimin e defekteve në rrjetin elektrik të shkaktuara nga stuhia e mbrëmshme në zonën e Himarës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tavo e cilësoi ngjarjen si një humbje të rëndë, duke shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të një punonjësi me përvojë, i cili ishte angazhuar në rikthimin e energjisë elektrike për banorët e zonës.

Sipas tij, Bashkim Koçi ishte një specialist me përvojë, i punësuar në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSH) në Elbasan që prej vitit 2000. Ai ishte pjesë e ekipeve të dërguara në bregdetin jugor për të riparuar dëmet e shkaktuara nga moti i keq.

Tragjedia ndodhi gjatë ndërhyrjes në rrjet, kur, sipas të dhënave të bëra publike, u këput rripi i sigurimit ndërsa elektricisti ndodhej në një lartësi rreth 9 metra, duke bërë që ai të binte dhe të humbte jetën në vend.

Në mesazhin e tij ngushëllues, kryebashkiaku Tavo thekson se largimi i njerëzve që ia kanë kushtuar jetën shërbimit ndaj qytetarëve është një dhimbje e madhe, ndërsa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij.

“Jemi tërësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje. Ikja e njerëzve të tillë, që jetën ia kanë kushtuar shërbimit ndaj qytetarëve, është edhe më e rëndë. I bashkohemi dhimbjes së familjes së Bashkimit dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe!”, shkruan Vangjel Tavo në reagimin e tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

MIE: 21 fidera jashtë funksionit nga moti i keq, mbi një mijë punonjës në terren për rikthimin e energjisë

TIRANË, 22 korrik 2026 /Albania Express News/-Ministria e Infrastrukturës...

SHBA rinis sulmet ndaj Iranit, Trump kërcënon goditjen e një objekti bërthamor nëntokësor

SHBA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Shtetet e Bashkuara kanë...

Pas “show”-t 6-1, Egnatia sfidon mbrëmjen e sotme Celjen për ëndrrën e madhe europiane

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia rikthehet sonte në...