Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë në një lokal në Elbasan, arrestohet autori i dyshuar; në pranga edhe i plagosuri që refuzoi të bashkëpunonte me hetimin

ELBASAN ,17 korrik 2026/Albania Express News/- Një konflikt i çastit në një lokal në qytetin e Elbasanit ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës dhe arrestimin e dy personave, mes tyre edhe vetë i dëmtuari.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Elbasanit, menjëherë pasi në Spitalin Rajonal u paraqit për ndihmë mjekësore një 59-vjeçar i plagosur me thikë, shërbimet e policisë nisën veprimet intensive hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit të shpejtë, efektivët identifikuan, lokalizuan dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Mirjan Dedja(Asllani)43 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin Roland Beqiraj., 59 vjeç, duke i shkaktuar plagë.

Policia bëri me dije se në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë edhe i dëmtuari, Roland Beqiraj ,për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi ai nuk ka pranuar të japë shpjegime për rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes para grupit hetimor.

59-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal të Elbasanit nën kujdesin e mjekëve dhe, sipas burimeve zyrtare, është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe veprimeve hetimore, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikën) që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një foto, një epokë/ Ja sa vjeç ishin yjet e Spanjës kur debutoi Messi, dy prej tyre nuk kishin lindur ende…

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Kur Lionel Messi...

Botërori 2026, Spanjë-Argjentinë është një finale për super të pasurit

BOTËRORI 2026 ,17 korrik 2026/Albania Express News/-Të dielën e...