“Kam një dokument që Saliun do e qeshë e gjithë Shqipëria”/ Balla: Berisha ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë Zvërnecit

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai ka firmosur një masterplan për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.

Deklarata e Ballës u bë gjatë debatit në Kuvend, teksa iu përgjigj deputetit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, lidhur me çështjen e tokave bujqësore.
Balla tha se është në pritje të rikthimit të Berishës në sallën e Parlamentit për të bërë publike dokumentin, për të cilin pretendon se tregon firmën e ish-kryeministrit për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.

“Jam duke pritur Saliun, mezi pres të vijë, se kam një dokument që këtë Saliun do ta qeshë gjithë Shqipëria jo për 30, por për gjithë vitet e ardhshme. Kam një dokument që Saliu ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë zonës së Zvërnecit, masterplanin”, u shpreh Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kuvendi miraton zgjatjen e mandatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, opozita vijon bojkotin

TIRANË, 16 korrik 2026 /Albania Express News/- Kuvendi miratoi...

Papunësia thellohet në qarqe, Elbasani regjistron humbjen më të madhe të vendeve të punës në vend

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Tregu i punës në...

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria ka nisur zyrtarisht...