Spiropali hap në Bllok “zyrën e reflektimit” jashtë PS? Mocioni për hapjen e partisë dhe lëvizjet e reja ndezin zërat për një përplasje të brendshme

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/- Deputetja socialiste Elisa Spiropali njoftoi sot nga ambientet jashtë Kuvendit se ka mbajtur premtimin e saj dhe ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e partisë.

“Nga ana ime premtimi u mbajt dhe ju përgjigja thirrjes së kryetarit”, deklaroi Spiropali, duke iu referuar angazhimit të saj për procesin e diskutimit dhe hapjes brenda strukturave socialiste.

Por, përtej këtij zhvillimi gjatë ditës kanë qarkulluar edhe lajme të tjera që lidhen me veprimet dhe lëvizjet e deputetes socialiste. Sipas zërave që qarkullojnë lart e poshtë, Spiropali ka “nisur punën”, jashtë zyrave qeveritare dhe strukturave të Partisë Socialiste.

Sipas këtyre pretendimeve, ish-ministrja prej disa javësh ka marrë me qira një ambient në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Në katet e sipërme të ndërtesës, thuhet se është ngritur një zyrë ku gjatë javëve të fundit, janë parë të hyjnë dhe të dalin disa ish-ministra të qeverisë Rama, të cilët aktualisht janë pjesë e grupit parlamentar socialist.

Pas një periudhe më shumë se 10-vjeçare në funksione të rëndësishme brenda administratës dhe strukturave drejtuese të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali prej muajsh ka mbajtur qëndrime kritike. Reagimet publike, shkrimet e saj të gjata në rrjetet sociale, madje edhe përplasjet me vetë kryeministrin Edi Rama, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me “jetgjatësinë” e saj politike brenda të majtës shqiptare.

Teksa vetë deputetja ka artikuluar nevojën për më shumë hapje, debat dhe reflektim brenda Partisë Socialiste, zhvillimet e fundit rreth saj kanë nxitur aludime se vallë mos kemi të bëjmë me ndonjë “kryengritje”, apo thjesht socialistes i duhej një tjetër zyrë punë!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kadastra nën akuzë për mungesë transparence, raporti i KLSH ngre alarmin për moszbatim rekomandimesh dhe çështje pronash

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Bllokim auditimesh, rekomandime të...

“Trofta Xhyra”, modeli i suksesit që po zhvillon akuakulturën dhe turizmin rural në fshatin Xhyrë në bashkinë e Librazhdit

NGA FATMIR POPJA LIBRAZHD ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Në qendër...

“Çfarë gjysmëfinale e jashtëzakonshme”, Infantino uron Argjentinën për fitoren, presidenti i FIFA-s mbyll komentet

BOTËRORI 2026 , 16 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i...