Rama: Ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, ai për Zonat e Mbrojtura do të rishikohet sipas standardeve të BE-së

TIRANË, 15 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria do të shfuqizojë ligjin për Investimet Strategjike, ndërsa ligji për Zonat e Mbrojtura nuk do të anulohet, por do të rishikohet për t’u harmonizuar plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për shtyp pas Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian, Rama tha se dëshironte të shmangte çdo keqinterpretim lidhur me dy proceset.

“Na duhet të shfuqizojmë ligjin për Investimet Strategjike, gjë për të cilën kemi rënë dakord, sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet. Po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin Europian për hartimin e ligjit të ri,” deklaroi Kryeministri.

Ai theksoi se situata është e ndryshme për ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Për ligjin e Zonave të Mbrojtura nuk kemi asgjë për të shfuqizuar. Edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që e ka kërkuar këtë, ne do ta rishikojmë ligjin mbi bazën e standardeve europiane dhe do të ndryshojmë gjithçka që nuk është në përputhje me to”, u shpreh Rama.

Kryeministri sqaroi se termi “shfuqizim” nënkupton anulimin e plotë të ligjit dhe se kjo vlen vetëm për ligjin për Investimet Strategjike.

“Shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për Investimet Strategjike do të shfuqizohet. Ndërkohë, ligji për Zonat e Mbrojtura, që është një nga ligjet më të mira që kemi, do të përshtatet derisa të arrijë 100% standardet europiane. Janë dy gjëra të ndryshme,” theksoi ai.

Sipas Ramës, ndryshimet synojnë harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Europian në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kane dhe Bellingham në rrugën e Messit, Anglia apo Argjentina, cila do të jetë kundërshtarja e Spanjës?

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Angli-Argjentinë është gjysmëfinalja...

Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë, Gjermania duartroket progresin e vendit tonë dhe të qeverisë shqiptare: Kemi besim te ju!

TIRANË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasada e Gjermanisë në...

Shpëtoi 155 pasagjerë, tani përballet me Alzheimerin, lajm i trishtë për pilotin që bëri historinë në Hudson

SHBA ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni amerikan Chesley “Sully”...