BOTËRORI 2026 – Yjet e muzikës dhe kinemasë do të elektrizojnë finalen

BOTËRORI 2026/NJU JORK, 15 korrik 2026/Albania Express News/ – Finalja e Kupës së Botës 2026 do të shoqërohet nga një ceremoni spektakolare mbyllëse me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur të muzikës dhe kinemasë botërore.

FIFA njoftoi se këngëtarët Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams do të performojnë përpara ndeshjes finale, ndërsa në skenë do të ngjitet edhe ylli i YouTube, IShowSpeed.

Sipas FIFA-s, edhe aktori i famshëm Tom Cruise do të jetë pjesë e ceremonisë, e cila do të rikujtojë momentet më të spikatura të turneut të parë me 48 skuadra, të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada që nga 11 qershori.

Ceremonia do të nisë 90 minuta përpara fillimit të finales, e cila do të luhet në stadiumin MetLife në East Rutherford, Nju Xhërsi, me fillim në orën 15:00 sipas kohës lokale (19:00 GMT).

Fituesja e çmimeve “Oscar”, “Grammy”, “Emmy dhe Tony”, Jennifer Hudson, do të interpretojë himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës para fillimit të ndeshjes.

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, finalja do të përfshijë edhe një spektakël në pushimin mes pjesëve.

Në shfaqjen 11-minutëshe do të performojnë emra të njohur të muzikës botërore, përfshirë Madonna, Shakira, Justin Bieber, grupin Coldplay dhe yjet e K-pop-it BTS

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME