Shkruhet historia, për herë të parë në gjysmëfinalet e Botërorit shkojnë katër skuadrat më të mira në Botë sipas… FIFA-s

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa është shkruar një faqe e re në historinë e Kupës së Botës.

Për herë të parë ndonjëherë, katër kombëtaret e para në renditjen zyrtare të FIFA-s kanë siguruar njëkohësisht një vend në gjysmëfinale.
Franca (1), Argjentina (2), Spanja (3) dhe Anglia (4) do të luftojnë për dy biletat e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror.

Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.
Më herët, Franca dhe Spanja kishin siguruar gjithashtu kualifikimin, duke kompletuar një katërshe historike.
Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinaliste. Më 14 korrik do të përballen Franca dhe Spanja, në një duel mes dy prej favoriteve kryesore për trofeun, ndërsa më 15 korrik Anglia do të sfidojë Argjentinën e Lionel Messit në një tjetër supersfidë që pritet të mbajë të mbërthyer tifozët në mbarë botën

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të...

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...