Kërkuan emërimin si gjyqtarë në Apel, KLGJ rrëzon ish anëtarët e vettingut

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesat e disa ish-anëtarëve të institucioneve të Vettingut për t’u emëruar në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Sipas asaj që raporton Anila Hoxha, vendimi u mor gjatë mbledhjes plenare të zhvilluar këtë të premte, ku KLGJ shqyrtoi një sërë çështjesh që lidhen me sistemin gjyqësor.
Në të njëjtën mbledhje, KLGJ miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional për gjyqtaren Brunilda Kadi për vitin 2024, ndërsa shtyu shqyrtimin e projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit Adrian Shega për periudhën 2021–2023.

Këshilli vendosi gjithashtu caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, Suela Dashi.
Një tjetër vendim lidhej me gjyqtarin Sokol Ibi, për të cilin u miratua zgjatja e afatit të caktimit në skemën e delegimit, si edhe ricaktimi i tij në Gjykatën Administrative të Apelit.
Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesave, për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:
Suela Zhegu;
Firdes Shuli;
Alma Faskaj;
Brunilda Bekteshi;
Pamela Qirko;
Olsi Komici;
Valbona Sanxhaktari;
Xhensila Pine;
Etleda Çiftja;
Roland Ilia.
Po ashtu, pas hedhjes së shortit, KLGJ vendosi zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, Merita Karaj.
Në mbledhje u deklarua e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, procedura e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten Kledjana Llalla, e cila kishte aplikuar për programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2026–2027, në profilin ndihmës ligjor.
Ndërkohë, KLGJ shtyu shqyrtimin e projektvendimit për rishpërndarjen e fondeve buxhetore të gjykatave për vitin 2026 dhe, në përfundim të mbledhjes, miratoi procesverbalet e mbledhjeve të datave 29 prill dhe 6 maj 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti çek paralajmëron Ukrainën: Keni dy muaj për të rinisur negociatat me Rusinë ose lufta mund të përshkallëzohet

ÇEKI ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Çekisë, Petr...

Berisha: Do të kërkojmë komision hetimor për policimin politik digjital të qytetarëve

TIRANË, 10 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Kaos në Londër pas eliminimit të Marokut nga Botërori, tifozët përplasen me policinë pas humbjes ndaj Francës

BOTËRORI 2026, 10 korrik 2026/Albania Express News/-Eliminimi i Marokut...

Artistja amerikane Anne Kullaf rrëfen ëndrrën për të pikturuar Alpet dhe bregdetin e Shqipërisë që e kanë magjepsur edhe nga larg

Nga Caush Kullafi SHBA ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Artistja amerikane...