Koncerti i Kanye West në Kashar në 11 Korrik, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

TIRANË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve.

-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Sqarojmë se ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje, për subjektet;
-Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia-s”;

-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “”Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho””;
-Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori””, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.
Gjithashtu, nga ura e Institutit deri tek “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.
Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e Emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjen e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

BOTËRORI 2026/Albania Express News/-Përgatitjet e Norvegjisë për çerekfinalen e...

Barcelona ideale edhe për Lorendanën/ Borussia Dortmund refuzon ofertën e parë për Adeyemin, por lë derën hapur për negociata

SPANJË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Barcelona ka shfaqur interes...