Edi Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara

TIRANË, 9 korrik 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri përcolli pamje nga takimi në rrjetet sociale. “Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi kreu i qeverisë.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte dhe presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me sekretarin e përgjithshëm, Mark Rutte.

Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.

Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrëzohet helikopteri me zëvendëspresidenten e Zambias në bord, të tetë personat shpëtojnë mrekullisht

ZAMBIA ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Zëvendëspresidentja e Zambisë, Mutale...

Koncerti i Kanye West në Kashar në 11 Korrik, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

TIRANË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Në kuadër të koncertit...