TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesve të Grantit përStartup-et 2026, të zhvilluar në praninë e Kryeministrit Edi Rama, partnerëve institucionalë dhe sipërmarrësve tëekosistemit të inovacionit në Shqipëri.
Ministrja Ibrahimaj vlerësoi zhvillimin e ekosistemit të startup-eve si një nga historitë më të rëndësishme të transformimitekonomik të vendit, duke theksuar se filozofia e këtij procesipërmblidhet në qasjen për të ndërtuar Shqipërinë, për të ndërtuarnë Shqipëri dhe nga Shqipëria, si shprehje e vizionit të të rinjvedhe sipërmarrësve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në vend.

“Për mua si ministre nuk ka histori më të bukur për të treguar se historia e rrugëtimit të ekosistemit të startupeve në Shqipëri.Unëkam dashur ta quaj fjalimin tim të ndërtosh Shqipërinë, tëndërtosh në Shqipëri, nga Shqipëria, pasi mendoj që ky nukështë një slogan patriotik, nuk është një slogan politik, por ështëajo çfarë përfaqëson çdo të ri dhe të re që është këtu në këtësallë”, u shpreh ministrja.
Ibrahimaj nënvizoi se mbështetja financiare për startup-et ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kaluar nga angazhimi fillestarprej 10 milionë euro në vitin 2022 në 16,5 milionë euro aktualisht, si rezultat i performancës së skemave mbështetësedhe impaktit të tyre në ekonomi.
‘Në vitin 2022 ne u zotuam që do të jepnim 10 milionë euro nëmbështetje të startup-eve dhe ja ku jemi sot, katër vjet më pas, dhe shuma e financuar për startup-et është 16,5 milionë euro”, deklaroi ministrja.
Ministrja theksoi gjithashtu rritjen e interesit për programetmbështetëse, ku këtë vit janë regjistruar 1219 aplikime, si dhenjë përfshirje të shtuar të të rinjve dhe grave në sipërmarrje, me 417 aplikime nga vajza dhe gra dhe një nivel përfaqësimi prej34,3% të startup-ve të financuara të drejtuara nga gra.

“Këtë vit në skemën e startupeve aplikuan 417 vajza dhe gra, dyfishi i atyre që kanë aplikuar vitin e kaluar, dhe kur flasim përstartup-et e financuara në Shqipëri, përfaqësimi i grave arrin në34,3% përballë një mesatareje europiane që është 16%”, theksoiministrja.
Në vijim, ministrja Ibrahimaj u ndal te politikat kryesore tëzhvillimit të ekosistemit të inovacionit, të cilat përfshijnëforcimin e kuadrit ligjor, krijimin e instrumenteve të rejafinanciare, financimin e inkubatorëve akademikë dhe zgjerimine bashkëpunimeve ndërkombëtare për ndërkombëtarizimin e startup-eve shqiptare.
Ministrja vlerësoi gjithashtu zhvillimet në transformimin digjitaltë shërbimeve publike dhe nismat në fushën e inteligjencësartificiale në administratë, si dhe rolin e institucionevepërgjegjëse për inovacionin në konsolidimin e ekosistemit.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka potencialin tëkonsolidohet si një nga ekosistemet më dinamike të inovacionitnë rajon dhe në Europë, nëpërmjet vijimit të mbështetjes përsipërmarrjen dhe ekonominë e dijes.

