Qeveria miraton vendimin, pensionet indeksohen me 2.7% nga korriku. Përfitojnë 900 mijë pensionistë

TIRANË ,26 qershor 2026/Albania Express News/-Të gjithë qytetarët të cilët kanë pension pleqërie, të veçantë apo përfitimet e barrëlindjes do t’u indeksohen në vlerën 2.7% duke filluar nga data 1 korrik.

Ky indeksimi i cili konsiderohet kompensim për çmimet e rritura, sidomos gjatë këtij viti ku inflacioni ka kapërcyer 3% për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, që solli menjëherë shtrenjtim të karburantit dhe të produkteve të tjera edhe në Shqipëri, do të prek drejtpërsëdrejti 900 mijë qytetarë shqiptarë.
Por më konkretisht nëse ndalemi sipas kategorive, pensionet urbane të pleqërisë të cilët sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore kapnin vlerën e 20 mijë e 123 lekëve në fund të 2025, një indeksim prej 2.7% përkthehet në 543 lekë më shumë në pagesën e tyre mujore duke arritur kështu në 20 mijë e 666 lekë.

Ndërsa pensionet rurale të pleqërisë pas indeksimit nga 11 mijë e 878 arrijnë në 12 mijë e 107 lekë. Për kategoritë e tjera si pensionet e Invaliditeti në zonat urbane do të rriten me 537 lekë ndërsa rurale 279 lekë.
Për pensionet familjare në zonat urbane 256 lekë ndërsa ato familjare rurale me 46 lekë.
Ky është indeksimi i parë që prej viti 2022 gjatë krizës energjetike që po kryhet sërish në muajt e verës teksa kryhej tetor duke lënë kështu pensionistët për disa muaj pa indeksime.
Vendimi i miratuar parashikon amortizimin e kostove të rritura për pensionistët si pasojë e inflacionit të lartë, sidomos gjatë këtij viti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Botërori 2026/ Algjeri-Austri, një takim që vjen 44 vjet pas ‘Skandalit të Gijon’

BOTËRORI 2026 ,26 qershor 2026/Albania Express News /Austria dhe...

Tërmetet katastrofike në Venezuelë, bilanci tragjik shkon në 920 viktima. Mbi 3300 persona të plagosur

VENEZUELË ,26 qershor 2026/Albania Express News/Të paktën 920 persona...

Shpendi Hulësi Topollaj dhe libri “Pa titull” -Kritika letrare si akt kulture dhe vetëdijeje

TIRANË ,26 qershor 2026 /Albania Express News/-Në peizazhin e...

Mirela Kumbaro: Bënja ishte në kaos, sot po transformohet në harmoni me natyrën

PËRMET , 26 qershor 2026/Albania Express News/ -Mirela Kumbaro,...