‘Shpërtheu’ në lot pas golit të tij të parë, zbulohet cila ishte arsyeja që e trishtoi Lionel Messin: Babai i yllit argjentinas ndodhet në gjendje të rëndë

BOTËRORI 2026, 17 qershor 2026/Albania Express News/Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, është parë i përlotur pas shënimit të golit të tij të parë në Kupën e Botës 2026, duke shkaktuar një reagim emocional që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve në mbarë botën.

Sipas mediave ndërkombëtare, arsyeja e emocioneve të forta lidhet me shqetësimet për gjendjen shëndetësore të babait të tij, Jorge Messi, i cili raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Raportohet se 68-vjeçari, i cili përveç rolit familjar ka shërbyer edhe si menaxher i karrierës së sulmuesit argjentinas, ka pasur probleme shëndetësore që janë përkeqësuar kohët e fundit.

Ngjarja emocionale ndodhi pas ndeshjes së Argjentinës ndaj Algjerisë, ku Messi realizoi një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi gol në fitoren 3–0 në “Arrowhead Stadium” në Kansas City.
Pas ndeshjes, vetë Messi pranoi se emocionet e tij nuk kishin lidhje me sportin, por me një situatë personale të vështirë që po kalon familja e tij.
“Është diçka krejtësisht jashtë sportit. Kanë qenë disa ditë të vështira dhe të komplikuara,” është shprehur ai.
Sipas raportimeve të gazetarit Eduardo Feinmann në Radio Mitre, gjendja shëndetësore e babait të Messit ka qenë e rënduar prej disa muajsh, ndërsa kohët e fundit është përkeqësuar më tej, duke ndikuar emocionalisht te ylli i futbollit.
Mediat shtojnë se Jorge Messi ka pasur më herët edhe një episod shëndetësor që kërkoi trajtim spitalor, ndërsa familja ka zgjedhur ta mbajë privat detajet e diagnozës së tij.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama: “Paketa e Maleve”, mënyra më e mirë për zgjerimin e agroturizmeve

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Mbështetje edhe nga politika dhe institucionet vendore për Sopotin , Balla ,Mazniku , Salla ,Disha , Muzhaqi e Komici zbresin...

LIBRAZHD ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Atmosfera sportive në...

Rama: Projektet pilot me komunitetet lokale synojnë mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

TIRANË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...