Udhëtimi drejt Spanjës, Papa Leoni XIV mesazh për tensionet SHBA-Iran: Nuk është një luftë e drejtë, armët dhe shkatërrimet…

SHBA,6 qershor 2026/Albania Express News/Në deklaratat e bëra në bordin e avionit papnor gjatë udhëtimit drejt Spanjës, Papa Leoni XIV u ndal te konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran dhe luftën Rusi–Ukrainë.

Duke folur për Ukrainën, ai theksoi nevojën për rifillimin e negociatave dhe përpjekje serioze për t’i dhënë fund luftës, duke nënvizuar se dhuna nuk mund të ndalet me më shumë dhunë.
Sa i përket konfliktit në Iran, Papa Leo XIV u shpreh se “nuk është një luftë e drejtë”, duke shtuar se koncepti tradicional i “luftës së drejtë” nuk i përshtatet realitetit modern të armëve dhe shkatërrimit.

Në fjalimin e tij në Pallatin Mbretëror në Madrid, ai theksoi se siguria nuk ndërtohet përmes armëve apo mureve, por përmes investimit në arsim, kërkim shkencor dhe forcimit të komuniteteve lokale.
Papa përmendi gjithashtu historinë e Gadishullit Iberik, duke theksuar se bashkëjetesa mes të krishterëve, myslimanëve dhe hebrenjve ka treguar rëndësinë e dialogut dhe shkëmbimit kulturor.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër rritjes së “polarizimit” në shoqëritë moderne, duke thënë se dinjiteti njerëzor po cenohet dhe se nevojitet më shumë kulturë, arsim dhe thellësi shpirtërore në jetën publike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ngërçi i pagave/ Bojkotohet puna në Gjykatën e Tiranës, administrata bllokon shërbimet dhe seancat gjyqësore

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Ngërçi me pagat...

Mori detyrën si ambasadore e re e Bashkimit Europian, Rama pret në zyrë Sofia Moreira de Sousa

TIRANË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Kreu i ekzekutivit...

Kryebashkiaku Besian Ajazi pranë KF Gramshit , skuadra përgatitet në kryeqytet për startin e sezonit të ri

GRAMSH, 8 shtator 2026 /Albania Express News/ – Kryetari...

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

FRANCË ,08 shtator 2026 /Albania Express News/-Dy hajdutë kanë...