Ditën e sotme do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.
Ceremonia do të mbahet nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke i dhënë mundësi miqve, kolegëve dhe qytetarëve të nderojnë kujtimin e tij.
Artur Zheji ishte një nga figurat më të respektuara të medias shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe ndikim të madh në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.