Sot Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, Shqipëria synon mbylljen e negociatave deri në 2027, zbardhet agjenda

BRUKSEL,26 maj 2026/Albania Express News/Sot që prej orës 19:00 në Bruksel po mbahet Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në BE.

Para nisjes së konferencës, kryeministri Edi Rama do të japë një deklaratë për mediat.

Deklarata e kreut të ekzekutivit do të pasohet me një foto familjare me përfaqësuesit e qeverive të ndryshme evropiane dhe në orën 19:00 do të nisë zyrtarisht konferenca.

Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar.

AGJENDA

Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës.

Ora 18:55 – Foto familjare;

Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare

Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vala e tretë e të nxehtit godet Italinë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë

ITALI ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Italia po përballet me...

Besimi si kapitali më i madh i shtetit

Nga Klevis Elezi TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ngjarjet dhe...

Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, publikohet kalendari i sezonit të rregullt. Asnjë ndryshim për derbin e madh të kryeqytetit

TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Është hedhur shorti për...