Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi

AF Elbasani reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme pas humbjes ndaj Egnatias, duke marrë një fitore të rëndësishme ndaj Dinamo City dhe duke rikthyer besimin brenda skuadrës dhe te tifozët.

Ishte një Elbasan krejt tjetër në fushë. Më agresiv, më i përqendruar dhe me më shumë energji në çdo duel. Pikërisht reagimi që pritej pas një goditjeje të rëndë psikologjike.

Përballë ishte një Dinamo me probleme dhe mungesa, por kjo nuk ia heq meritat Elbasanit, që e menaxhoi mirë ndeshjen dhe tregoi qartësi në lojë.

Tashmë situata bëhet edhe më interesante. Elbasani ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Egnatian, e cila mban avantazhin e ndeshjeve direkte.

Llogaritë janë të qarta, por në këtë moment Elbasani nuk duhet të mendojë fillimisht se çfarë do të bëjë Egnatia. Gjëja më e rëndësishme është të fitojë ndaj Vllaznia.

Vetëm pas kësaj mund të shihen rezultatet e tjera dhe të bëhen llogaritë.

Sepse në futboll, kur fillon të mendosh më shumë për kundërshtarin sesa për ndeshjen tënde, rrezikon të humbasësh fokusin.

Dhe pikërisht fokusi, qetësia dhe karakteri do të bëjnë diferencën në këtë fund sezoni.

Pas gjithë uljeve dhe ngritjeve të këtij sezoni, Elbasani vazhdon të jetë aty, në garë, duke treguar se kjo skuadër ka karakter dhe nuk dorëzohet lehtë.

Tani nuk ka më vend për kalkulime apo gabime. Ka vetëm një ndeshje finale, ku do të kërkohet personalitet, shpirt gare dhe përgjegjësi.

Sepse mundësitë e mëdha vijnë rrallë. Dhe skuadrat e mëdha dallohen nga mënyra si i shfrytëzojnë ato.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kina “tregon dhëmbët” në Paqësor, sfidon SHBA-në me aftësitë e saj ushtarake

KINË ,9 korrik 2026/Albania Express News/-Testimi i një rakete...

Tragjedia në Shkodër/ Burri vret me armë gjahu bashkëshorten e tij, zbulohen identitetet e autorit dhe viktimës

SHKODËR,9 korrik 2026/Albania Express News/-Një krim në familje ndodhi...

PD voton kundër rezolutës së integrimit në mbledhjen e përbashkët me PE: Na rrëzuan amendamentet. Reagon PS: Tentuan të deformonin dokumentin

TIRANË,9 korrik 2026/Albania Express News/-Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri-Bashkimi...

Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...