“VIP-at” e krimit me telefona të markave të shtrenjta në qeli? Skandal në IEVP Fier, kontrollet zbulojnë alkool dhe pajisje të fshehura brenda burgut!

FIER,23 maj 2026/Albania Express News/Kontrolle të befasishme zbulojnë telefona të markave të shtrenjtë dhe alkool brenda burgut, dyshime për përfshirjen e emrave të njohur të botës së krimit

Një kontroll i befasishëm i zhvilluar në ambientet e IEVP Fier ka nxjerrë në pah problematika serioze që lidhen me sigurinë dhe kontrollin e brendshëm në institucionin e vuajtjes së dënimit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë operacionit të ushtruar nga strukturat përgjegjëse janë sekuestruar plot 10 telefona celularë të markave të shtrenjta, të cilët dyshohet se përdoreshin në mënyrë të paligjshme nga persona të izoluar në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se aparatet celularë janë gjetur të fshehur në ambiente të ndryshme të burgut, ndërsa disa prej tyre rezultojnë të jenë modele të fundit dhe me vlerë të konsiderueshme ekonomike. Hetimet paraprake po fokusohen në mënyrën se si këto pajisje kanë hyrë në institucion, duke ngritur dyshime për ekzistencën e një rrjeti bashkëpunimi të brendshëm.

Po gjatë kontrollit, në një magazinë brenda IEVP Fier është konstatuar edhe prania e alkoolit, fakt që ka shtuar më tej alarmin mbi nivelin e kontrollit dhe funksionimin e sigurisë në burg. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi sasinë e alkoolit të gjetur apo personat përgjegjës për futjen e tij në institucion.

Megjithëse autoritetet nuk kanë bërë publike emra konkretë, burime jozyrtare pohojnë se sendet e sekuestruara dyshohet t’u përkasin disa prej personazheve më të njohur të botës së krimit që vuajnë dënimin në IEVP Fier. Kjo ka shtuar dyshimet se, pavarësisht masave të sigurisë, individë me influencë vijojnë të ruajnë kontakte dhe komunikime të jashtme edhe nga brenda qelive.

Ngjarja pritet të sjellë reagime të forta dhe mund të shoqërohet me masa disiplinore apo hetime të thelluara administrative e penale për stafin dhe personat e përfshirë. Kontrollet e fundit në burgje kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur tentativa për futjen e sendeve të ndaluara, duke rikthyer në vëmendje problematikën e sigurisë në sistemin penitenciar shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 96% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sali Berisha është rikonfirmuar nga...

Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Egnatia mposht Vllazninë në një...

Fieri hap në plazhin e Darëzezës sezonin e ri turistik veror

FIER,23 maj 2026/Albania Express News/ Mes një atmosfere festive...

PD Elbasan “blindon” votën , mbi 1100 anëtarë votojnë pro në referendumin për Berishën

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Në degën e Partisë Demokratike...