Forcohen kapacitetet operacionale dhe hetimore të Policia e Shtetit në kuadër të projektit EU4FAST

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Kapacitetet operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit janë forcuar ndjeshëm falë një donacioni të ri të ofruar në kuadër të projektit “Mbështetja e BE-së për Forcimin e Luftës kundër Kontrabandës së Migrantëve dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Ballkanin Perëndimor – EU4FAST”.

Në ceremoninë e organizuar për dorëzimin e pajisjeve dhe mjeteve logjistike moderne morën pjesë përfaqësues të Policia e Shtetit, të Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, të Ambasada Franceze në Shqipëri, si dhe përfaqësues të ambasadave partnere dhe organizatave të përfshira në zbatimin e projektit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për strukturat ligjzbatuese shqiptare. Ai theksoi se pajisjet dhe automjetet e reja do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e eficiencës së hetimeve për krimin kibernetik, menaxhimin e kufijve, këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe luftën kundër krimit ndërkufitar e kontrabandimit të migrantëve.

Në kuadër të këtij projekti, Policisë së Shtetit iu dorëzuan licenca të programit “Mercure”, që do të përdoren për hetimin e krimeve kibernetike dhe analizën e riskut, skanerë portativë CTMS për kontrollin e dokumenteve dhe identifikimin e dokumenteve të falsifikuara, një furgon i dedikuar për transportin e migrantëve, si dhe një automjet modern në mbështetje të hetimeve të Policisë Shkencore në vendngjarje.

Përmes projektit EU4FAST, Bashkimi Evropian vijon të mbështesë forcimin e strukturave ligjzbatuese në Ballkanin Perëndimor, duke synuar goditjen e rrjeteve kriminale, mbrojtjen e personave vulnerabël dhe garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Adoleshentët , sprova e heshtur e prindërve

NGA AGIM BAÇI Një video dhune e disa adoleshenteve ndaj...

Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt si kryetar i delegacionit në samitin e NATO-s

TIRANË, 8 korrik 2026/Albania Express News/- Kryetari i Partisë...

Dhurata e pazakontë nga Erdogan për liderët e NATO-s, u dhuroi pistoleta të personalizuara me emrat e tyre. Starmerit i hapin probleme

TURQI ,8 korrik 2026/Albania Express News/-Dhuratat simbolike për pjesëmarrësit...

Presidenti Bajram Begaj: Shqipëria do të mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

PRESHEVË , 8 korrik 2026 /Albania Express News/ Presidenti...