BE i dha dritën jeshile për miratimin e “IBAR”, Rama: Humbën ata që përfolën vendin, fitoi Shqipëria Europiane

BRUKSEL,22 maj 2026/Albania Express News/Shqipëria shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Europian. Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE pritet të vulosë mbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hapjen e fazës përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë zhvillim si një fitore për Shqipërinë Europiane, ndërsa hodhi akuza ndaj kundërshtarëve politikë që sipas tij përhapën lajme negative për vendin në arenën ndërkombëtare.
Rama e cilësoi 26 majin si “një ditë krenarie për Shqipërinë”, duke theksuar se procesi i integrimit po hyn në një etapë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama
Thanë negociatat u bllokuan.
Thanë Shqipëria u ndëshkua.
Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.
U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.
Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi.
Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton.
Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE.
Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik.
Forca Shqipëria!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Solidaritet dhe humanizëm, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ndihmon fëmijët talasemikë

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka zhvilluar edhe këtë...

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...