Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes u mbyll me dakordësinë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, të cilat bashkuan votat dhe miratuan 6 ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, me 100 vota pro dhe me vetëm 1 votë kundër nga Redi Muçi.

“Ratifikimi i kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për punimet e infrastrukturës bashkiake për projektin “Porta e Alpeve””, kaloi me 75 vota pro, 22 kundër, mes tyre edhe Jorida Tabaku.
Po me 75 vota pro dhe 22 kundër kaloi edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” dhe ai “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore”, të ndryshuar”, ku te ky i fundit abstenoi Bujar Leskaj i PD.

Socialistët e tërhoqën propozimin që çdo projektligj i kërkuar nga Bashkimi Evropian të shqyrtohej brenda një jave me procedurë të përshpejtuar. Në dakordësinë e arritur parashikohet se ligjet e integrimit të kalojnë në Kuvend me procedurë normale, përveç rasteve kur kërkohet nga qeveria me kërkesë të arsyetuar.
Socialistët kishin propozuar shmangien e plotë të raportimeve në seancë plenare të institucioneve pavarura. Palët kanë rënë dakord që këto institucione të përmenduara në kushtetutë do të vijojnë të raportojnë ne komisione parlamentare të cilat hartojnë një projektrezolutë, e cila më pas i kalon Komisionit “Xhafaj”.
PS u tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare në pesë minuta dhe koha e diskutimeve do të vijojë 10 minuta. Ndryshimet parashikojnë kontrollin parlamentar përmes ndërhyrjes së Kryetarit të Kuvendit në rastet kur institucionet nuk u përgjigjen kërkesave të deputetëve për informacion.
Një tjetër ndryshim lidhet me kohëzgjatjen e seancave plenare. Me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse. Po ashtu u pranua dhe kërkesa tjetër e opozitës që masat disiplinore të pezullohen automatikisht, nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...

Tragjedi në Spanjë, vajza dyvjeçare vdes nga i nxehti pasi babai e harroi në makinë

SPANJË,21 maj 2021/Albania Express News/Një ngjarje tragjike ka tronditur...